Bebe Rexha pritet të elektrizojë skenën “Sunny Hill Festival”

Sot nis “Sunny Hill Festival” The post Bebe Rexha pritet të elektrizojë skenën “Sunny Hill Festival” appeared first on Albinfo.

Bebe Rexha pritet të elektrizojë skenën “Sunny Hill Festival”

Festivali i njohur tashmë në vendin tonë hap dyert sonte në Bërnicë të Poshtme në Sunny Hill Park, përcjell albinfo.ch.

Emrat e artistëve tashmë janë bërë të ditur dhe në mesin e tyre janë: Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy, Black Coffe, DJ Snake, The Blaze, Tomy Gold, The Martinez Brotherz, Kamal dhe të tjerë.

Pos tyre në këtë festival si çdo vit tjetër marrin pjesë edhe artistët shqiptarë, si: Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Dhurata Dora, Yll Limani, Mozzik, Mc Kresha, Lyrical Son etj.

Parku i Festivalit në Bërnicë veçse është transformuar një ditë para nisjes. Në çdo cep kanë qenë duke u punuar pa ndalur pasditen e së mërkurës. Rrugës për deri në Bërnicë kanë qenë të vendosura udhëzimet për lokacionin e festivalit. Vizitorët fillimisht ndeshen me sigurimin disa qindra metra larg hapësirës kryesore, e më pas me pjesën e parkingut për të cilën paraprakisht duhet paguar biletë. Aty është e ndarë hapësira e zakonshme dhe ajo VIP. Ashtu sikur edhe vendqëndrimet për publikun.

Skena është ngritur, gati për një edicion elektrizues. Bebe Rexha është ylli i hapjes. /Albinfo.ch

The post Bebe Rexha pritet të elektrizojë skenën “Sunny Hill Festival” appeared first on Albinfo.