Bëjnë 1km rrugë për ujë të pijshëm – Banorët e lagjes 146 në Tetovë në hall të madh

Banorët e lagjes 146 në Tetovë vuajnë për ujë të pijshëm. Ujin e sigurojnë nga çezma 1 kilometër larg lagjes, shkruan Alsat. Uji në këtë lagje vjen vetëm një orë The post Bëjnë 1km rrugë për ujë të pijshëm – Banorët e lagjes 146 në Tetovë në hall të madh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bëjnë 1km rrugë për ujë të pijshëm – Banorët e lagjes 146 në Tetovë në hall të madh

Banorët e lagjes 146 në Tetovë vuajnë për ujë të pijshëm. Ujin e sigurojnë nga çezma 1 kilometër larg lagjes, shkruan Alsat.

Uji në këtë lagje vjen vetëm një orë gjatë natës dhe i njëjti është vetëm për çështje higjienike dhe jo për tu pirë.

“Tash e më shumë se tri dekada, banorët e lagjes 146 ujin e sigurojnë në këtë formë, duke harxhuar përveç mundit të tyre, edhe energji elektrike për të pompuar ujin nëpër shtëpi. Por, sa është higjienike që të sigurohet uji në këtë mënyrë? Nuk është aspak, sepse e dimë mirë që para ca vitesh pikërisht në këtë lagje u shfaq një sëmundje shkaku i së cilës në spital përfunduan shumë persona. Kanë kaluar tashmë shumë e shumë kryetarë komunash dhe të gjithë të njëjtin premtim kanë bërë gjatë fushatës parazgjedhore. Do kryhet uji në këtë lagje, dhe me përfundimin e zgjedhjeve ka përfunduar edhe muhabeti i këtij uji”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

“Ja shiheni si e sigurojmë, natën mbushet nga pak ditën harxhojmë, kjo është. Por ka probleme, tridhjetë vite e kemi këtë problem. Që kur janë ndërtuar këto shtëpi me leje ndërtimi, por nuk është bë asgjë, ja edhe rrugën shiheni, kanalizimin na e bënë mirë që na e bënë nga shpëtuan nga jamat. Por furnizimin e ujit ja, e din edhe komuna. Por çka bëjnë ato familje që nuk kanë mundësi materiale të vënë hidrofor? Vijnë mbushin tek çezmat. Nuk flasim për këtë kryetar apo paraprakun. Gjithë që vijnë me bisedën e njëjtë vijnë, s’ka nevojë edhe të flasim shumë e shumë pjesët shqiptare lihen pas dore sistematikisht prej shtetit. Unë nuk jam përkrahës as i njërës as i tjetrës parti, por kushdo që të vij do kemi probleme të njëjta nëse kjo nuk zgjidhet në mënyrë sistemore prej shtetit”, tha një banor.

“Është shumë vështirë në këtë nxehtë. S’kemi ujë, dobët jemi me ujin shumë. S’ka lagja e epërme mbushën ujë tek çezmat poshtë të arabatit. Për larje kemi një burim të malit që kur vjen natën e përdorim për pastrim. Por vetëm për pastrim është, e për pije mbushim poshtë. Kryetari duhet të merr masa më shumë, të angazhohet më shumë që të na furnizoj me ujin e pijshëm të Sharrit”, u shpreh një banor tjetër.

Nga Komuna e Tetovës thonë se punët për zgjidhjen e këtij problemi tashmë kanë filluar.

“Pas më shumë se tri dekadash, me angazhimin e vetë kryetarit Kasami në këtë lagje, punimet për sistemin e ri të ujësjellësit kanë nisur që prej dhjetë ditësh, ndërsa pauza prej disa ditësh, ka të bëj me lejen që pritet të japin dy banorë që ekskavatori të kalojë nëpër pronën e tyre që të mund të vendoset edhe sistemi i ri i ujit. Shpresojmë në bashkëpunim me banorët që ky problem të zgjidhet një herë e për gjithmonë”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe, kjo lagje përveç problemeve me ujin për pije, ka edhe problemin e infrastrukturës rrugore./ Alsat.mk

The post Bëjnë 1km rrugë për ujë të pijshëm – Banorët e lagjes 146 në Tetovë në hall të madh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .