U arrestua shoferi nga Tetova, tentoi tu jep ryshfet policëve

Policia ka privuar nga liria një shofer nga Tetova pasi i njëjti pasi u ndalua nga policët u ofroi atyre para për mos ta kontrolluar, raporton Portalb.mk. Sot rreth orës 11:00 në vendkalimin e pagesave Romanovcë në drejtim të Shkupit, zyrtarët policorë kanë ndaluar autobusin me targa regjistrimi të Tetovës, në pronësi të një person […]

U arrestua shoferi nga Tetova, tentoi tu jep ryshfet policëve
Autobus. Foto: Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)

Policia ka privuar nga liria një shofer nga Tetova pasi i njëjti pasi u ndalua nga policët u ofroi atyre para për mos ta kontrolluar, raporton Portalb.mk.

Sot rreth orës 11:00 në vendkalimin e pagesave Romanovcë në drejtim të Shkupit, zyrtarët policorë kanë ndaluar autobusin me targa regjistrimi të Tetovës, në pronësi të një person juridik nga Tetova me menaxhim të A.S. nga Tetova.

Gjatë kontrollit dhe këqyrjes së autobusit, A.S. i ka ofruar para punonjësit të policisë për të mos vazhduar ekzaminimin dhe kontrollin.

“Pas së cilës A.S. menjëherë iu hoq liria për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 358 i Kodit Penal dhe kundër tij në koordinim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës”, informoi Ministria e Brendshme.

Nga atje shtuan se policët kanë vazhduar kontrollin në automjet, gjatë të cilit është konstatuar se drejtuesi i mjetit përdorte kartelë tahografi, e cila nuk është në pronësi të tij.

“E njëjta është raportuar edhe në Inspektoratin Shtetëror të Transportit, ku është konstatuar shkelje nga neni 23 paragrafi 5, dhe vepra penale nga neni 55 paragrafi dhe neni 60 paragrafi 1 të Ligjit për orarin e punës të punëtorëve mobilë në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim në komunikacionin rrugor dhe aparatet regjistruese në të njëjtin, për të cilin është paraparë gjobë në shumë prej 7500 euro”, thanë nga MPB.