Beka: Nuk kemi asnjë njoftim se pse nuk ka shtesa për rrezikshmërinë

Në lidhje me shtesat e rrezikshmërisë për Front Online është deklaruar kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, i cili shprehu shqetësim të thellë për këtë situatë, ai tha se  kjo është e papritur dhe shqetësuese për zjarrfikësit e Kosovës dhe sipas tij, nuk arsyetohet heqja e shtesave të rrezikshmërisë, të cilat ishin të parashikuara […]

Beka: Nuk kemi asnjë njoftim se pse nuk ka shtesa për rrezikshmërinë
beka:-nuk-kemi-asnje-njoftim-se-pse-nuk-ka-shtesa-per-rrezikshmerine

beka:-nuk-kemi-asnje-njoftim-se-pse-nuk-ka-shtesa-per-rrezikshmerine


Në lidhje me shtesat e rrezikshmërisë për Front Online është deklaruar kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, i cili shprehu shqetësim të thellë për këtë situatë, ai tha se  kjo është e papritur dhe shqetësuese për zjarrfikësit e Kosovës dhe sipas tij, nuk arsyetohet heqja e shtesave të rrezikshmërisë, të cilat ishin të parashikuara më herët për specifika të veçanta të këtij profesioni.

“Nuk arsyetohet fare ky vendim , kur më herët për rrezikshmëri  në punë kemi pasur shtesa ,mirëpo tash së fundi prej ligjit të pagave praj prej shkurt 2022 janë ndërprerë, nuk jemi të njoftuar pse.

Ne i kemi dërguar arsyet pse zjarrfikësve u takon shtesa e rrezikshmërisë dhe cilat janë rreziqet që u kanosen në vendin  e punës ,mirëpo fatkeqësisht nuk kemi marrë përgjigje dhe  kemi organizuar dy herë protestë , ka mbetur të diskutohet dhe ne kemi pritur vendimin, qe po del vendimi  nga qeveria për shkallën apo përshkallëzimin e rrezikshmërisë  po deri më tani nuk e kemi pranuar “, potencoi Beka, për Front Online.

Beka,  po ashtu theksoi se, pavarësisht kërkesave për një takim me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ndihmës nga kabineti i ministrit, nuk ka pasur përparim të dukshëm.

Ai shpjegoi se zjarrfikësit janë ndër profesionet më të rrezikuara në vend e sidomos tani kur po përballemi me probleme me zjarret  dhe kërkoi që ky vendim të rishikohet dhe të korrigjohet, duke siguruar kompensimin dhe trajtimin dinjitoz që meritojnë.

“Ne kemi kërkuar një takim me ministrinë edhe me kabinetin e punëve te brendshme edhe kam marrë përgjigje se ministri nuk është në vend jemi duke pritur, kjo është tash për tash mirëpo zhgënjimi është i madh ne e konsiderojmë se është bërë e padrejtë sepse është ndër profesionet më të rrezikshme në vend e sidomos tani kur volumi i punës është jashtëzakonisht i madh , kjo gjendje në këtë temperaturë , plus temperaturat e zjarrit me të vërtetë është mjaft situatë e rëndë kur e kemi parasysh edhe në këta muaj që po ballafaqohemi me këtë situatë pa mbrojtje  e pa mbështetje “, tha Beka.