Berat Buzhala njofton: Nacionale do ta padisë portalin e Bosnjes, kemi biseduar me avokat atje

Gazetari Berat Buzhala ka konfirmuar se gazeta Nacionale do të ushtrojë padi ndaj portalit Slobodna Bosna. Portali në fjalë akuzoi dy media në Kosovë si Nacionale dhe Periskopi, se marrin para nga Beogradi dhe presidenti serb. Kjo pa ofruar asnjë fakt, asnjë dëshmi, por duke u thirrur në burime. Buzhala ka bërë të ditur se […]

Berat Buzhala njofton: Nacionale do ta padisë portalin e Bosnjes, kemi biseduar me avokat atje
berat-buzhala-njofton:-nacionale-do-ta-padise-portalin-e-bosnjes,-kemi-biseduar-me-avokat-atje

berat-buzhala-njofton:-nacionale-do-ta-padise-portalin-e-bosnjes,-kemi-biseduar-me-avokat-atje

Gazetari Berat Buzhala ka konfirmuar se gazeta Nacionale do të ushtrojë padi ndaj portalit Slobodna Bosna.

Portali në fjalë akuzoi dy media në Kosovë si Nacionale dhe Periskopi, se marrin para nga Beogradi dhe presidenti serb. Kjo pa ofruar asnjë fakt, asnjë dëshmi, por duke u thirrur në burime.

Buzhala ka bërë të ditur se Nacionale është duke komunikuar me avokat në Bosnje për ta paditur portalin Slobodna Bosna.

“Nacionale do ta padis edhe portalin e Bosnes, tashme kemi bisedu me nje avokat atje, por edhe RTK’ne ne Kmshk. Ky eshte mesazhi im per gazetaret e RTK’se”, ka shkruar ai.

Buzhala ka folur edhe për distancimin e redaktores Blerta Foniqi nga kjo situatë ku u përfshi RTK-ja.

“Blerta e pati një postim emocional, është redaktore e lajmeve në RTK, ka përvojë 25 vjet në gazetari. Ajo tregoi qysh e kujton kohën kur baba i saj, ikona e gazetarisë Shaqir Foniqi, është përjashtu prej punës prej serbëve. Qysh e kujton ajo si fëmijë kur ka shku te shtëpia. Shaqiri e ka ruajt dinjitetin e vet, është largu prej punës”, ka thënë në video Buzhala.

“Ajo tregoi qysh distancohet prej një kronike në RTK është publiku tu mos e respektu asnjë standard gazetaresk, RTK-ja e ka marrë një storje të një portali në Bosnje e i cili ka shpif qysh dy portale në Kosovë, Nacionale qenka e paguar me miliona prej Serbisë. Qatë shkrim, pa asnjë filtër, RTK e ka publiku në lajmet qendrore. Blerta e ka dëshmuar me postimin e saj që nuk i nënshtrohet do butakëve si Jeton Musliu e Leonora Bërbatovci, e nuk pranon urdhra prej Gërvallës e Dejona Mihalit”, ka thënë ai.

“Krejt ata gazetarë që punojnë në RTK që duan ta ruajën fytyrën është mirë me njek rrugën e Blertës. Me u distancu prej kësaj forme të gazetarisë, prej linçimit të kolegëve. Në Nacionale punojnë 40 veta, duhet me dit si ndihen këta kolegë kur e dëgjojnë lajmin që Nacionale merr pare prej Serbisë. Është në mënyrë flagrante e pavërtetë. Fëmija e juaj kanë me raportu qysh po raporton Blerta për babën e vet.

Storja që ka dalë pram në RTK është absolutisht e të njëjtit nivel me storjet që i kanë publikuar në fund viteve 80. Frikësimi dhe intimidimi i njerëzve që e kritikojnë me të drejtë pushtetin, të dashur kolegë në RTK, ndjekne rrugën e Blertës, pastroni duart prej kësaj forme të linçimit. Keni mi pa në kafe. Mos e boni për Beratin, bone për Dafinën, për Oqeanin, për Besianin për krejt ata njerëz që punojnë në Nacionale e në Periskop”