Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
Ai ka studiuar për Kimi Inxhienerike, e më pas për Inxhieneri Shpimi dhe Menaxhimi në Universitetin e Teksasit The post Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA appeared first on Albinfo.
Shumë shqiptarë në Amerikë tashmë janë storje suksesi në shumë fusha të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Dr. Besmir Hoxha është një profesionist shqiptar në fushën e energjisë, i cili jeton prej vitit 1994 në SHBA.
Ai ka studiuar për Kimi Inxhienerike në Universitetin e Teksasit, e më pas për Inxhieneri Shpimi dhe Menaxhimi.
“Unë merrem me lloj-lloj teknologjish në energji, por për shkak se jetoj në Hjuston dhe Hjustoni është pothuajse një kryeqendër e naftës, detyrimisht jam futur në zanatin e naftës”, shprehet Hoxha.
Të arriturat e tij janë shumta në këtë fushë, prandaj zotëron edhe titullin “doktor”.
The post Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA appeared first on Albinfo.