Biden firmosi planin strategjik bërthamor sekret, Kina ‘e shqetësuar’ nga vendimet e SHBA

Biden firmosi planin strategjik bërthamor sekret. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Kina duke thënë se është “shumë e shqetësuar” që Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një plan sekret për të spostuar përqendrimin e strategjisë së tyre bërthamore nga Rusia për t’u ballafaquar me armët e shtuara bërthamore të Pekinit. Sipas artikullit që New York [...]Read More...

Biden firmosi planin strategjik bërthamor sekret, Kina ‘e shqetësuar’ nga vendimet e SHBA

Biden firmosi planin strategjik bërthamor sekret. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Kina duke thënë se është “shumë e shqetësuar” që Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një plan sekret për të spostuar përqendrimin e strategjisë së tyre bërthamore nga Rusia për t’u ballafaquar me armët e shtuara bërthamore të Pekinit.

Sipas artikullit që New York Times botoi të martën, Presidenti amerikan Joe Biden miratoi në mars një “udhëzim (të ri) për përdorimin e armëve bërthamore”, një dokument sekret, që përcakton se si Shtetet e Bashkuara do t’i përdornin armët bërthamore në një konflikt të mundshëm.

Dokumenti po ashtu urdhëron forcat amerikane që të bëjnë përgatitje për t’u përballur me “sfida të bashkërenduara bërthamore” nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut, sipas shkrimit.

I pyetur për njoftimin gjatë konferencës për shtyp, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze akuzoi Shtetet e Bashkuara se po “sajojnë teori mbi kërcënimin bërthamor të Kinës”.

“Kina është shumë e shqetësuar nga ky njoftim i rëndësishëm dhe ka fakte të qëndrueshme se Shtetet e Bashkuara vazhdimisht viteve të fundit kanë nxitur teori për kërcënim bërthamor të Kinës”, tha ndër të tjera zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mao Ning.