Bie numri i lindjeve në Shqipëri

Shtesa natyrore e popullsisë gjatë kësaj periudhe rezulton pozitive, duke regjistruar 255 lindje më shumë se sa vdekje The post Bie numri i lindjeve në Shqipëri appeared first on Albinfo.

Bie numri i lindjeve në Shqipëri

Numri i lindjeve në Shqipëri ra më tej gjatë muajve prill-qershor të këtij viti.

Instituti i Statistikave raportoi se gjatë këtij tremujori lindjet pësuan një rënie me 3.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke vijuar të njëjtin trend si në tre muajt e parë të vitit kur lindjet ranë me 6.8%.

Gjirokastra është qarku me numrin më të ulët të lindjeve, me vetëm 70 të tilla, ndërsa Tirana renditet si qarku me më shumë lindje, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Nga ana tjetër, gjatë tremujorit të dytë të vitit vdekjet pësuan një rritje me 1.3%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Në Qarkun e Kukësit, referuar statistikave, është regjistruar numri më i ulët i vdekjeve, ndërsa e kundërta ka ndodhur në Tiranë.

Ndërkohë, ndryshe nga tremujori i parë i vitit, kur u regjistruan 481 vdekje më shumë se sa lindje, shifrat janë përmirësuar gjatë periudhës prill-qershor. Shtesa natyrore e popullsisë gjatë kësaj periudhe rezulton pozitive, duke regjistruar 255 lindje më shumë se sa vdekje.

 

The post Bie numri i lindjeve në Shqipëri appeared first on Albinfo.