Bie numri i nxënësve në viset rurale në Strugë 

Sot u hapën dyert e shkollave në të gjithë vendin. Disa fëmijë u rikthyen në bankat shkollore e disa të tjerë sot filluan rrugëtimin e tyre në bankat e shkollës. The post Bie numri i nxënësve në viset rurale në Strugë  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bie numri i nxënësve në viset rurale në Strugë 

Sot u hapën dyert e shkollave në të gjithë vendin. Disa fëmijë u rikthyen në bankat shkollore e disa të tjerë sot filluan rrugëtimin e tyre në bankat e shkollës. Numri i nxënësve në klasë të parë në Strugë dhe rrethinë është gjithnjë e më shumë në rënie. Për shkak të migrimit masiv, shkollat po mbesin pa fëmijë. Kjo më shumë vërehet nëpër fshatra, ku pjesa më e madhe e dyerve të shtëpive janë të mbyllura.

Ndërsa në shkollën fillore qendër në Strugë, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit ka një numër të konsiderueshëm nxënësish në klasë të parë. Nga shkolla fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë thonë se prioritet këtë vit shkollor është përmirësimi i arsimit.

Ndodhemi pikërisht këtu në qytetin e Strugës në shkollën “Vëllezërit Milladinov”. Fëmijet tani më janë kthyer në bankat shkollore dhe ne pikërisht i urojmë suksese të gjithë fëmijëve.

“Është një vit i begatshëm mund të them, se ka nxënës. Është një shkollë tre gjuhësore që përmbledh nxënës nga paralelet shqiptare që nuk ka ndryshuar numri i nxënësve, kemi rritje të numrit të nxënësve, paralelet maqedonase dhe një paralele turke. Nxënës kemi goxha, saqë kemi të nevojshme edhe hapjen e një paralele tjetër shqiptare. Përmirësimi i arsimit dhe procesit arsimor, kjo është një nga prioritetet e këtij viti, përmirësimi i kushteve.”, – deklaroi drejtoresha e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë, Albana Zhuta.

Nga shkolla lajmërojnë se një pjesë e madhe e librave janë siguruar, sidomos për klasat e para, megjithatë ka mungesë të librave për gjuhët e huaja.

“Ajo çfarë duhet të shihet është të shohim mungesa që kemi në libra, por klasat e para besoj se nuk kanë mungesa në libra. Ata kanë sjellë librat që ne kemi porositur, por kemi mungesa në lëndët e gjuhëve të huaja, ato mbeten me vite, sidomos gjuha angleze, gjuha gjermane.”, – theksoi drejtoresha e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë, Albana Zhuta.

Rënia e numrit të nxënësve është vërejtur në fshatrat e mëdha të Strugës. Në fshatin Ladorisht, shkolla e të cilit përfshin 5 fshatra, këtë vit janë regjistruar vetëm 44 nxënës, ndërsa vitin e kaluar ka pasur 65 nxënës. Situata është e ngjashme edhe në fshatrat tjera të mëdha, si Llabunishta, Veleshta dhe Dollogozhda.

Kjo ndodh për shkak të migrimit të familjeve, por edhe për shkak se prindërit që punojnë në qytet, i regjistrojnë fëmijët në shkollën qendrore të qytetit.

The post Bie numri i nxënësve në viset rurale në Strugë  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .