Nikollovski: Nuk është e rëndësishme nëse operatori i tretë telefonik është i afërt me Orbanin, e rëndësishme të përfitojnë qytetarët

Së shpejti do të ketë vendim për operator të tretë telekomunikimi. Kështu paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski. Ai theksoi se ende nuk është vendosur nëse do të The post Nikollovski: Nuk është e rëndësishme nëse operatori i tretë telefonik është i afërt me Orbanin, e rëndësishme të përfitojnë qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nikollovski: Nuk është e rëndësishme nëse operatori i tretë telefonik është i afërt me Orbanin, e rëndësishme të përfitojnë qytetarët

Së shpejti do të ketë vendim për operator të tretë telekomunikimi. Kështu paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski. Ai theksoi se ende nuk është vendosur nëse do të ketë operator të tretë ose do të bëhet fjalë për uljen e çmimeve të dy operatorëve ekzistues. Por, shtoi ai, fakt është se aktualisht ekziston një duopol mes dy operatorëve ekzistues dhe tregu është i ndarë në mënyrë ideale 51:49 ndërmjet operatorit të parë dhe të dytë.

Aleksandar Nikollovski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve

“Çmimet e shërbimeve jo vetëm që nuk ulen por edhe rriten. Nuk ka asnjë garë as në pjesën ofertës së shërbimeve më të mira, as në pjesën e çmimeve më të lira për qytetarët. Po përballemi çdo ditë me problem sepse ekziston ky duopol-se a bëhet fjalë për mënyrën se si i vendosin stacionet bazë, apo bëhet fjalë për shërbime që u ofrohen qytetarëve, cilësia nuk është në nivelin e duhur “.

Nikollovski tha se janë të gatshëm që të godasin të dy operatorët. I pyetur për mundësinë që oparatori i grupacionit 4iG nga Hungaria, që është i afërt me presidentin Viktor Orban të jetë operatori i tretë, Nikollovski u përgjigj se mos të ndodh kjo, kur qytetarët në vend të 5 100 denarësh, do të paguajnë 3 100 për shërbime të caktuara, nuk ka rëndësi se kush e ofron këtë shërbim.

/SHENJA/

The post Nikollovski: Nuk është e rëndësishme nëse operatori i tretë telefonik është i afërt me Orbanin, e rëndësishme të përfitojnë qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .