Blinken thirrje Izraelit dhe Hamasit të arrijnë një marrëveshje armëpushimi

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken i ka kërkuar edhe një herë Izraelit dhe Hamasit të finalizojnë një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, duke përsëritur vlerësimin e administratës së tij se çështjet e pazgjidhura janë zgjidhur 90%. “I takon të dy palëve të arrijnë një marrëveshje për çështjet e mbetura,” tha Blinken gjatë një [...]Read More...

Blinken thirrje Izraelit dhe Hamasit të arrijnë një marrëveshje armëpushimi

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken i ka kërkuar edhe një herë Izraelit dhe Hamasit të finalizojnë një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, duke përsëritur vlerësimin e administratës së tij se çështjet e pazgjidhura janë zgjidhur 90%.

“I takon të dy palëve të arrijnë një marrëveshje për çështjet e mbetura,” tha Blinken gjatë një konference për shtyp në Haiti.

“Nëse ne mund të arrijmë një marrëveshje armëpushimi në Gaza, ne mund të jemi në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve izraelite-saudite, tha ai gjithashtu, gjë që tha se mund të bëhet përpara përfundimit të mandatit të presidentit amerikan, Joe Biden, në janar 2025.

/abcnews.al