Të shtënat me armë në një shkollë në Xhorxhia, arrestohet babai i 14-vjeçarit që vrau katër persona

Arrestohet babai i 14-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e katër personave në shkollën e tij të mesme në shtetin e Xhorxhias në SHBA. Colin Grey, 54 vjeç, po përballet me katër akuza për vrasje të pavullnetshme, dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe tetë për mizori ndaj fëmijëve, tha Byroja e Hetimit të [...]Read More...

Të shtënat me armë në një shkollë në Xhorxhia, arrestohet babai i 14-vjeçarit që vrau katër persona

Arrestohet babai i 14-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e katër personave në shkollën e tij të mesme në shtetin e Xhorxhias në SHBA.

Colin Grey, 54 vjeç, po përballet me katër akuza për vrasje të pavullnetshme, dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe tetë për mizori ndaj fëmijëve, tha Byroja e Hetimit të Gjeorgjisë (GBI). Autoritetet kanë akuzuar djalin e tij, Colt Grey, me katër akuza për vrasje dhe thanë se planifikojnë ta ndjekin penalisht atë si një i rritur.

Të shtënat të mërkurën në shkollën e mesme Apalachee në qytetin Winder, afër Atlantës, la të vdekur dy mësues dhe dy studentë dhe nëntë të tjerë u plagosën.

Drejtori i GBI Chris Hosey tha në një konferencë shtypi të enjten se “këto akuza lidhen drejtpërdrejt me veprimet e djalit të tij dhe lejimin e tij për të mbajtur një armë”.

Autoritetet po hetojnë nëse Colin Grey e bleu armën e stilit AR si dhuratë për djalin e tij në dhjetor 2023.

/abcnews.al