Blinken vizitë në Japoni, dënon veprimet Kinës dhe bashkëpunimin me Rusinë

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia akuzuan Pekinin për “veprime destabilizuese” në Detin e Kinës Jugore, si dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak të Rusisë me Kinën dhe Korenë e Veriut. Deklaratat u bënë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan te Shtetit Antony Blinken në Japoni. Uashingtoni dhe Seuli akuzuan Kinën se po “intensifikon përpjekjet që në mënyrë [...]Read More...

Blinken vizitë në Japoni, dënon veprimet Kinës dhe bashkëpunimin me Rusinë

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia akuzuan Pekinin për “veprime destabilizuese” në Detin e Kinës Jugore, si dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak të Rusisë me Kinën dhe Korenë e Veriut.

Deklaratat u bënë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan te Shtetit Antony Blinken në Japoni. Uashingtoni dhe Seuli akuzuan Kinën se po “intensifikon përpjekjet që në mënyrë të njëanshme të ndryshojë status quo-në me forcë në Detin e Kinës Lindore”, duke shtuar se “politika e jashtme e Kinës po tenton të ndryshojë rendin ndërkombëtar për të përfituar vet në kurriz të tjerëve”.

Me shqetësim shihet edhe zgjerimi i shpejtë i arsenalit bërthamor” të Kinës dhe bashkëpunimi me Rusinë përmes operacioneve stërvitjeve të përbashkëta afër Japonisë dhe mbështetjes së Kinës për bazën industriale të mbrojtjes të Rusisë. Uashingtoni dhe Seuli, po ashtu, dënuan “thellimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.

/abcnews.al