Bombardimet ruse në Kharkiv, plagosen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një bombardimi rus në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës. Shërbimi i emergjencave shtetërore të vendit tha se forcat ruse shënjestruan sot me raketa fshatin Novoosynove në rrethin Kupyan. Katër gra dhe një burrë u plagosën ndërsa dy ndërtesa banimi morën flakë. “Shpëtimtarët shuan zjarrin dhe parandaluan përhapjen [...]Read More...

Bombardimet ruse në Kharkiv, plagosen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një bombardimi rus në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës.

Shërbimi i emergjencave shtetërore të vendit tha se forcat ruse shënjestruan sot me raketa fshatin Novoosynove në rrethin Kupyan.

Katër gra dhe një burrë u plagosën ndërsa dy ndërtesa banimi morën flakë.

“Shpëtimtarët shuan zjarrin dhe parandaluan përhapjen e flakëve në shtëpitë e tjera”, tha shërbimi i urgjencës në Telegram./abcnews.al