BSPK kërkon të merren masa për mbrojtje të punëtorëve në këtë mot ekstrem

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka kërkuar që për shkak të rritjes së temperaturave ekstreme të merren masa mbrojtëse ndaj punëtorëve. Sipas, BSPK-së temperaturat po vazhdojnë të rriten dhe të bëhen ekstreme ku siguria dhe mirëqenia e punëtorëve të ndërtimit janë në rrezik të madh. BSPK beson se mbrojtja e punëtorëve është […]

BSPK kërkon të merren masa për mbrojtje të punëtorëve në këtë mot ekstrem
bspk-kerkon-te-merren-masa-per-mbrojtje-te-punetoreve-ne-kete-mot-ekstrem

bspk-kerkon-te-merren-masa-per-mbrojtje-te-punetoreve-ne-kete-mot-ekstrem

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka kërkuar që për shkak të rritjes së temperaturave ekstreme të merren masa mbrojtëse ndaj punëtorëve.

Sipas, BSPK-së temperaturat po vazhdojnë të rriten dhe të bëhen ekstreme ku siguria dhe mirëqenia e punëtorëve të ndërtimit janë në rrezik të madh.

BSPK beson se mbrojtja e punëtorëve është një përgjegjësi e përbashkët e partnerëve socialë.

“Në raste kur punëtori duhet të punojë në goditje të drejtpërdrejta të rrezeve të diellit, punëtori konsiderohet i pambrojtur nga menaxhimi i sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë e drejtpërdrejtë. Punëtorët duhet të kenë pajisjet e duhura mbrojtëse dhe veshja e përshtatshme për punë në kushte të tilla ekstreme”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është i përkushtuar në avokimin për mbrojtje ligjore dhe rregullore më të forta që trajtojnë ekspozimin ndaj nxehtësisë për punëtorët e ndërtimit, duke theksuar nevojën për masa legjislative gjithëpërfshirëse.