Cakolli (IKD): I pamundur votimi në qendrat që priten të hapen në përfaqësi diplomatike të Kosovës

Eugen Cakolli nga IKD ka thënë se kanë nisur problemet e para me votimin jashtë vendit para fillimi të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se sot (28 gusht) është dashtë të publikohet lista e qendrave të votimit jashtë vendit,sipas tij, kjo nuk […]

Cakolli (IKD): I pamundur votimi në qendrat që priten të hapen në përfaqësi diplomatike të Kosovës
cakolli-(ikd):-i-pamundur-votimi-ne-qendrat-qe-priten-te-hapen-ne-perfaqesi-diplomatike-te-kosoves

cakolli-(ikd):-i-pamundur-votimi-ne-qendrat-qe-priten-te-hapen-ne-perfaqesi-diplomatike-te-kosoves

Eugen Cakolli nga IKD ka thënë se kanë nisur problemet e para me votimin jashtë vendit para fillimi të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se sot (28 gusht) është dashtë të publikohet lista e qendrave të votimit jashtë vendit,sipas tij, kjo nuk do të ndodhë.

“Ministria e Punëve të Jashtme, jashtë çdo standardi të votimit, ka propozuar që si qendra të votimit të hapen gjithsej 35 përfaqësi diplomatike (me rreth 45 vendvotime), ku sipas tyre, do të mund të votojnë plot 360 mijë qytetarë”

“Kjo është 1) teknikisht e pamundur – meqë i bie që në 12 orë të votimit, brenda secilit minutë të votojnë 11 qytetarë; 2) në kundërshtim me ligjin – sepse numri maksimal i votuesve për vendvotim është 750 votues; dhe 3) tendencë për pengim të procesit, e mbase edhe për krijim të përshtypjes se po tentohet pengimi i votimit të diasporës”, ka thënë Cakolli.