“Daily Express”: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Europës, Shqipërinë

Vendi mesdhetar shpesh është krahasuar me Maldivet falë ujërave të tij mahnitëse të pastra kristal dhe brigjeve ranore, shkruan Aurora Bosotti në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”. Pavarësisht se krenohet me një vijë bregdetare prej 279 miljesh, të stolisur me plazhe me rërë të artë dhe pyje mahnitëse, Shqipëria mbetet […] The post “Daily Express”: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Europës, Shqipërinë appeared first on Albinfo.

“Daily Express”: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Europës, Shqipërinë

Vendi mesdhetar shpesh është krahasuar me Maldivet falë ujërave të tij mahnitëse të pastra kristal dhe brigjeve ranore, shkruan Aurora Bosotti në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.

Pavarësisht se krenohet me një vijë bregdetare prej 279 miljesh, të stolisur me plazhe me rërë të artë dhe pyje mahnitëse, Shqipëria mbetet një thesar i pazbuluar nga pushuesit.

Ekspertët e udhëtimeve kanë vlerësuar hijeshinë e këtij vendi – shpesh duke e krahasuar me Maldivet, falë ujërave të tij të pastra kristal dhe vendpushimeve të qeta.

Ndryshe nga destinacionet e njohura të pushimeve, si Spanja, Greqia dhe Italia, vendi i Evropës Juglindore po punon për të rritur shkallën e turizmit në vend.

Shqipëria shpreson të çojë numrin total të vizitorëve në vit në pesëfishin e popullsisë aktuale të vendit, e cila është 2,8 milionë.

The post “Daily Express”: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Europës, Shqipërinë appeared first on Albinfo.