Dardanët, me mungesa përballë Qipros
“Dardanët” do të ballafaqohen në udhëtim me Qipron, aty ku duhet kërkuar vetëm fitorja. Ndeshja nis nga ora 18:00 The post Dardanët, me mungesa përballë Qipros appeared first on Albinfo.
Humbja e së premtes kundër Rumanisë solli zhgënjim te Kosova në futboll.
Paraqitja tejet e dobët si dhe rezultati 3:0 ishte një disfatë e rëndë për “Dardanët” që nuk u kursyen nga kritikat e mëdha të tifozëve, mediave dhe opinionit sportdashës.
Sikur të mos mjaftonte ajo që ndodhi në fushë, vetëm dy ditë më vonë, të dielën, brenda kombëtares plasi një skandal i madh.
Përmes një njoftimi për media, Federata e Futbollit të Kosovës bëri të ditur se ka përjashtuar nga grumbullimi tre lojtarë, Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, me arsyetimin se kanë thyer rregulloren e ekipit kombëtar, transmeton albinfo.ch.
Në mesin e të gjitha këtyre zhvillimeve, rrugëtimi i Kosovës në Ligën e Kombeve do të vazhdojë sot. “Dardanët” do të ballafaqohen në udhëtim me Qipron, aty ku duhet kërkuar vetëm fitorja. Ndeshja nis nga ora 18:00.
The post Dardanët, me mungesa përballë Qipros appeared first on Albinfo.