Debati Trump-Harris/ Guvernatori i Illinois: Nuk duhet të nënvlerësojmë ish presidentin amerikan

Guvernatori i Illinois JB Pritzker tha se zv.presidentja Kamala Harris duhet të jetë e kujdesshme në debatin me ish-presidentin Donald Trump. “Askush nuk duhet të nënvlerësojë Donald Trump”, tha ai. Në vijim ai shtoi se “Trump ka fituar disa debate. Sigurisht, njerëzit do të thoshin se ai fitoi debatin kundër Presidentit Biden disa muaj më [...]Read More...

Debati Trump-Harris/ Guvernatori i Illinois: Nuk duhet të nënvlerësojmë ish presidentin amerikan

Guvernatori i Illinois JB Pritzker tha se zv.presidentja Kamala Harris duhet të jetë e kujdesshme në debatin me ish-presidentin Donald Trump.

“Askush nuk duhet të nënvlerësojë Donald Trump”, tha ai.

Në vijim ai shtoi se “Trump ka fituar disa debate. Sigurisht, njerëzit do të thoshin se ai fitoi debatin kundër Presidentit Biden disa muaj më parë”.

Trump dhe Harris janë planifikuar të debatojnë më 10 shtator të organizuar nga ABC Neës.

“Ne e pamë që ai fitoi debatin kundër Hillary Clinton kur kandidoi për herë të parë”, tha Pritzker për Trump, duke shtuar “ai nuk duhet nënvlerësuar”.

Pritzker tha se ndërsa Harris është një “person i jashtëzakonshëm me aftësi të mëdha” dhe aftësi komunikimi, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për të mposhtur Trump.

/abcnews.al