Deklarohet Noizy: S’kam gisht në përleshjen në Pejë, po bëhet denoncim i padrejtë ndaj meje

Reagon së fundmi për herë të dytë radhazi këngëtari shqiptar Rigels Rajku, i njohur në tregun muzikor si Noizy. Ai dyshohet për perfshirjen në palët që janë rrahur mes vete në diskotekën “Sancy”, javën e kaluar. Ky i fundit para pak kohësh bëri një postim ku akuzon edhe mediat që e përfolin emrin e tij…

Deklarohet Noizy: S’kam gisht në përleshjen në Pejë, po bëhet denoncim i padrejtë ndaj meje

Reagon së fundmi për herë të dytë radhazi këngëtari shqiptar Rigels Rajku, i njohur në tregun muzikor si Noizy.

Ai dyshohet për perfshirjen në palët që janë rrahur mes vete në diskotekën “Sancy”, javën e kaluar.

Ky i fundit para pak kohësh bëri një postim ku akuzon edhe mediat që e përfolin emrin e tij në tituj që ai i quajti “senzacional”, e që nga këto lajme po ndikohen edhe organet e policisë, por edhe publiku. Postimin ai e ka fshirë pas një kohe të shkurtër.

Para pak minutash ka reaguar sërish në llogarinë e tij në Instagram duke kërkuar ndjesë për deklarimin e tij të mëparshëm, dhe duke thënë se nuk është në arrati, por duke u përpjekur të ndjekë rrugët ligjore përmes avokatit për zbardhjen e rastit.

Ai tutje deklarohet i pafajshëm në postim./Lajmi.net

Nga Prokuroria dhe diskoteka tregojnë nëse kanë tjera video-incizime nga rasti i rrahjes, Noizy ia lë çështjen në dorë avokatit – Lajmi.net

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)