Deliu: Kur ka dështime, Vetëvendosje e vendos vëmendjen në veri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, i ka bërë disa kritika në adresë të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Ajo në Info Magazine në Klan Kosova, tha se shkaku i dështimeve e skandaleve të kësaj qeverie, vëmendja po mundohet të vendoset në veri se “kinse ajo pjesë po frymon lirshëm”. “Sepse […]

Deliu: Kur ka dështime, Vetëvendosje e vendos vëmendjen në veri
deliu:-kur-ka-deshtime,-vetevendosje-e-vendos-vemendjen-ne-veri

deliu:-kur-ka-deshtime,-vetevendosje-e-vendos-vemendjen-ne-veri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, i ka bërë disa kritika në adresë të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Ajo në Info Magazine në Klan Kosova, tha se shkaku i dështimeve e skandaleve të kësaj qeverie, vëmendja po mundohet të vendoset në veri se “kinse ajo pjesë po frymon lirshëm”.

“Sepse në fund të ditës nuk ka një rezultat të vetëm sot për të cilën shumica parlamentare mund të flet, qoftë në qeverisje, qoftë në Kuvend të Kosovës, në mënyrën se si kanë operuar ata si deputet dhe në anën tjetër në sukseset që i mungojnë kësaj qeverie”, tha Deliu-Kodra në Klan Kosova.