Deputeti i PDK-së: Kurti ka filluar fushatën, veprimet i bënë për interesa politike

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, njëherësh zv.kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme ka folur për Front Online lidhur me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Haliti nuk ka pritshmëri se këtë vit mund të ketë zbatim të marrëveshjeve. Ai thotë se Kurti s’ka kohë për asgjë tjetër, përpos për fushatën elektorale që tashmë […]

Deputeti i PDK-së: Kurti ka filluar fushatën, veprimet i bënë për interesa politike
deputeti-i-pdk-se:-kurti-ka-filluar-fushaten,-veprimet-i-bene-per-interesa-politike

deputeti-i-pdk-se:-kurti-ka-filluar-fushaten,-veprimet-i-bene-per-interesa-politike


Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, njëherësh zv.kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme ka folur për Front Online lidhur me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Haliti nuk ka pritshmëri se këtë vit mund të ketë zbatim të marrëveshjeve.

Ai thotë se Kurti s’ka kohë për asgjë tjetër, përpos për fushatën elektorale që tashmë e ka filluar.

“Nuk pres që të filloj zbatimi i marrëveshjeve”, theksoi Haliti.

Deputeti Haliti tha se kryeministri Kurti po përpiqet të rezistoj karshi dialogut, për të treguar në fushatë që s’ka shitur asgjë.

“Presioni i madh i brendshëm dhe i jashtëm mund të ndikojë që të fillojë zbatimi i marrëveshjeve, por ne kemi hyrë në vitin zgjedhor dhe Kurti do përpiqet që të rezistoj me qëllim që fushatën ta bëjë për interesat e veta politike, në mënyrë që elektoratit të vetë t’i tregoj që nuk ka premtuar të shes asgjë siç thotë ai”, shprehet Haliti./FrontOnline/