Deputeti i VV-së: Rasti i Faton Hajrizit do të shfrytëzohet nga Serbia, mezi presin të maltretojnë shqiptarët!

Dy ditë më parë, në kufi me Bosne Hercegovinën, u vra një polic serb. Të dyshuar për vrasjen e tij ishin vëllezërit, Artan dhe Faton Hajrizi. Ky i fundit i arratisur javë më parë nga burgu i Smrekronicës. Artani, i cili jeton në Gjermani u lajmërua menjëherë tek autoritet duke deklaruar se nuk ishte ai […]

Deputeti i VV-së: Rasti i Faton Hajrizit do të shfrytëzohet nga Serbia, mezi presin të maltretojnë shqiptarët!
deputeti-i-vv-se:-rasti-i-faton-hajrizit-do-te-shfrytezohet-nga-serbia,-mezi-presin-te-maltretojne-shqiptaret!

deputeti-i-vv-se:-rasti-i-faton-hajrizit-do-te-shfrytezohet-nga-serbia,-mezi-presin-te-maltretojne-shqiptaret!

Dy ditë më parë, në kufi me Bosne Hercegovinën, u vra një polic serb.

Të dyshuar për vrasjen e tij ishin vëllezërit, Artan dhe Faton Hajrizi.

Ky i fundit i arratisur javë më parë nga burgu i Smrekronicës.

Artani, i cili jeton në Gjermani u lajmërua menjëherë tek autoritet duke deklaruar se nuk ishte ai autor i vrasjes dhe se dokumentet i ishin vjedhur nga vëllai, Fatoni.

Serbia me të gjitha forcat e saj u vendos në ndjekje të ,Faton Hajrizit, dhe siç raportojnë mediat atje, pas një shkëmbimi zjarri me Policinë ai vritet.

Kjo ngjarje po përkon me kohën kur në Kosovë kthehen mërgimtarët nga vendet e tyre të punës .

Ardhja e tyre nëpër Serbi mund t’iu shkaktojë telashe.

Kështu po thotë edhe deputeti nga radhët e LVV-së, Agon Batusha.

Batusha tha se ky rast do të shfrytëzohet nga Serbia.

“Serbia edhe pa patur ndonje rast krijon probleme për shqiptarët e Kosoves. E dijnë të gjithë botërisht qe mezi presin të maltretojnë shqiptaret me procedura burokratike e deri tek arrestimet me akuza te pabaza. Ky rast do te tej-shfrytezohet nga Serbia” tha shkurt Bausha për “Gazeta Blic”

Arratisja nga burgu e Faton Hajrizit e deri tek vrasja e policit në Serbi u shoqërua me bujë të madhe në vend.

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se pas vrasjes së Faton Hajrizit nuk mjafton dorëheqja.

Ai ka shtuar se duhet llogaridhënie nga përgjegjësit institucional.

“Dorëheqja është pak. Duhet llogaridhënie për përgjegjësit institucional.Dështim komplet i strukturave shtetërore për të menaxhuar një situatë të arratisjes së një të burgosuri!Pazotësia e institucioneve përgjegjëse (MPB dhe MD) bëri që një i burgosur i arratisur nga burgjet e Kosovës të përfundojë i vrarë nga policia serbe në Serbi. Shteti ka përgjegjësi për të menaxhuar suksesshëm çdo situatë komplekse” ka shkruar Ramadani në Facebook.