PDK-ja, 14-vjetorin e vendimit të GjND-së për pavarësinë e kujton me videon e Thaçit

Partia Demokratike e Kosovës e ka kujtuar 14 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konstatoi se shpallja e pavarësisë ishte në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare. Për partinë më të madhe opozitare në vend, ky vendim i GjND-së e vulosi përfundimisht të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. […]

PDK-ja, 14-vjetorin e vendimit të GjND-së për pavarësinë e kujton me videon e Thaçit
pdk-ja,-14-vjetorin-e-vendimit-te-gjnd-se-per-pavaresine-e-kujton-me-videon-e-thacit

pdk-ja,-14-vjetorin-e-vendimit-te-gjnd-se-per-pavaresine-e-kujton-me-videon-e-thacit

Partia Demokratike e Kosovës e ka kujtuar 14 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konstatoi se shpallja e pavarësisë ishte në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

Për partinë më të madhe opozitare në vend, ky vendim i GjND-së e vulosi përfundimisht të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

“Shpallja e pavarësisë si suksesi më i madh historik i popullit dhe shtetit tonë, pasqyron vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim e shtetndërtim të një lidershipi vizionar, në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, me angazhim e përkushtim për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë për secilin qytetar”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK-ja, 14-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e kujtoi me një video në të cilën shihet ish-kryeministri Hashim Thaçi duke e lexuar deklaratën e Pavarësisë.