Krasniqi e falënderon Bidenin: Për rastësi, dje 14 vite më parë e quajtët Thaçin “George Washingtoni i Kosovës”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka falënderuar presidentin e ShBA-së, Joe Biden, për ndihmën që sipas tij, ia ka dhënë Kosovës gjatë shërbimit të tij si senator, zëvendëspresident dhe president i Shteteve të Bashkuara. Krasniqi tha se në rrugëtimin e Kosovës për liri, pavarësi dhe zhvillim, Biden ka qenë gjithmonë shtyllë e fortë mbështetëse. […]

Krasniqi e falënderon Bidenin: Për rastësi, dje 14 vite më parë e quajtët Thaçin “George Washingtoni i Kosovës”
krasniqi-e-falenderon-bidenin:-per-rastesi,-dje-14-vite-me-pare-e-quajtet-thacin-“george-washingtoni-i-kosoves”

krasniqi-e-falenderon-bidenin:-per-rastesi,-dje-14-vite-me-pare-e-quajtet-thacin-“george-washingtoni-i-kosoves”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka falënderuar presidentin e ShBA-së, Joe Biden, për ndihmën që sipas tij, ia ka dhënë Kosovës gjatë shërbimit të tij si senator, zëvendëspresident dhe president i Shteteve të Bashkuara.

Krasniqi tha se në rrugëtimin e Kosovës për liri, pavarësi dhe zhvillim, Biden ka qenë gjithmonë shtyllë e fortë mbështetëse.

“Lidhja e Presidentit Biden me Kosovën tejkalon pozicionet që ka bartur ai dhe shtrihet edhe në rrafshin familjar. Beau Biden, djali i tij i ndjerë, pas çlirimit të Kosovës, kishte kontribuar në ndërtimin e institucioneve tona. Sot, me krenari, një rrugë e vendit tonë mban emrin e tij”.

“Dje, kur Presidenti Biden publikoi vendimin për tërheqje nga gara presidenciale, për rastësi, ishte edhe 14 vjetori i vizitës së delegacionit tonë në Shtëpinë e Bardhë, të cilit i printe ish-Kryeministri Thaçi. Atë ditë, ish-zëvendëspresidenti Biden, duke mos e fshehur mbështetjen dhe admirimin e tij për asnjë moment, e kishte quajtur ish-Kryeministrin Thaçi si ‘George Washingtoni i Kosovës’”, shkroi Krasniqi.

Tutje, Krasniqi se Kosova dhe populli i saj janë me fat dhe të lumtur që përkrah kanë pasur një mbështetës vokal dhe të rëndësishëm siç ishte Biden.

“Pa ju, historia e suksesit të shtetit tonë nuk do të ishte e njëjtë. Ky sukses do të mbetet testament i gjithëkohshëm i kësaj lidhjeje të veçantë. Faleminderit përjetësisht – ty dhe familjes Biden”, shkroi Krasniqi.

Dje, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të jetë në garë nga ana e demokratëve edhe për një mandat në Shtëpinë e Bardhë.