Deputetja e VV-së: Raportet e Osmanit dhe Gërvallës nuk janë përplasje por qëndrime të ndryshme

Ndryshe nga dy ish deputetët e Vetëvendosjes, deputetja aktuale e kësaj partie, Mirlinda Tishukaj ka mendim tjetër për raportet mes Vjosa Osmanit e Donika Gërvallës. Tishukaj nuk i sheh si përplasje raportet e tyre. Ajo thotë se kanë qëndrime të ndryshme të cilat do zgjidhen me kohën. Sipas saj, bashkëpunimi me Listën Guxo s’do të […]

Deputetja e VV-së: Raportet e Osmanit dhe Gërvallës nuk janë përplasje por qëndrime të ndryshme
deputetja-e-vv-se:-raportet-e-osmanit-dhe-gervalles-nuk-jane-perplasje-por-qendrime-te-ndryshme

deputetja-e-vv-se:-raportet-e-osmanit-dhe-gervalles-nuk-jane-perplasje-por-qendrime-te-ndryshme

Ndryshe nga dy ish deputetët e Vetëvendosjes, deputetja aktuale e kësaj partie, Mirlinda Tishukaj ka mendim tjetër për raportet mes Vjosa Osmanit e Donika Gërvallës.

Tishukaj nuk i sheh si përplasje raportet e tyre.

Ajo thotë se kanë qëndrime të ndryshme të cilat do zgjidhen me kohën.

Sipas saj, bashkëpunimi me Listën Guxo s’do të ndryshoj.

“Nuk janë përplasje por kanë qëndrime jo të njëjta dhe mund të ketë paqartësi që to zgjidhen me kohën. Zyrtarët e shtetit duhet të kenë një konsistencë se mospajtime mund të kesh edhe në familje, por qëllimi është i mirë me dal si shtet e si institucione e për çështje të caktuara mund të mos pajtohen. Ne kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Listën Guxo, dhe do të vazhdoj”, theksoi Tishukaj, për Front Online.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pasur edhe një përplasje më herët me ministres e Jashtme, Donika Gërvalla, lidhur me letrën e zotimit të Qeverisë për hartimin dhe dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese./FrontOnline/