Deri në fund të muajit, bujqit e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për subvencione

Bujqit e Maqedonisë së Veriut deri më 31 korrik do të mund të aplikojnë për të fituar mbështetje financiare në kuadër të Programit për Mbështetjes Financiare në Bujqësi për vitin 2024, transmeton Portalb.mk. Kërkesat paraqiten në formë elektronike në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural – IPARD. Gjatë kësaj periudhe paraqiten kërkesat […]

Deri në fund të muajit, bujqit e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për subvencione
Bujqësi, tokë, duhan

Bujqit e Maqedonisë së Veriut deri më 31 korrik do të mund të aplikojnë për të fituar mbështetje financiare në kuadër të Programit për Mbështetjes Financiare në Bujqësi për vitin 2024, transmeton Portalb.mk.

Kërkesat paraqiten në formë elektronike në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural – IPARD.

Gjatë kësaj periudhe paraqiten kërkesat për:

  • Prodhim bimor për sipërfaqe bujqësore/arë me kultura gjysmë produktive dhe kultura bimore, për mirëmbajtjen e sipërfaqeve ekzistuese me plantacione frutash dhe hardhie si dhe një sipërfaqe për prodhimin e farës dhe materialit fidanor të certifikuar,
  • prodhimtari blegtorale për krerë gjedhe të shënuara, dele dhe dhi, për dosat, familjet e bletëve si dhe për bagëtinë e therur
  • prodhimi bujqësor organik

Bujqit nëse kanë probleme me përpilimin e dosjes gjatë aplikimit, do të mund të kërkojnë ndihmë te njësit rajonale të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.