Digjen dy automjete të Komunës së Zveçanit

Sot në orët e para të mëngjesit janë djegur dy vetura të komunës së Zveçanit. Këtë lajm e ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. Ai njoftoi se nga rasti në fjalë nuk ka të lënduar si dhe policia po punon për […]

Digjen dy automjete të Komunës së Zveçanit
digjen-dy-automjete-te-komunes-se-zvecanit

digjen-dy-automjete-te-komunes-se-zvecanit

Sot në orët e para të mëngjesit janë djegur dy vetura të komunës së Zveçanit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Ai njoftoi se nga rasti në fjalë nuk ka të lënduar si dhe policia po punon për ta zbardhur rastin.

“Sot në mëngjes rreth orës 01.40 dy vetura pronë të Komunës Zveçan janë dëmtuar nga zjarri. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie, ndërsa të lënduar nuk ka. Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, njoftoi Elshani.