Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës njofton se janë publikuar rezultatet për pranim në klasat e dhjeta

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se janë shpallur rezultatet për pranimin e nxënësve në klasat e dhjeta. Drejtoresha e Arsimit ka thënë se Komisioni ka kryer me saktësi punën e llogaritjes së pikëve, derisa ka ftuar ë gjithë ata që mund të kenë pakënaqësi eventuale t’i drejtohen me ankesë […]

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës njofton se janë publikuar rezultatet për pranim në klasat e dhjeta
drejtoresha-e-arsimit-ne-komunen-e-prishtines-njofton-se-jane-publikuar-rezultatet-per-pranim-ne-klasat-e-dhjeta

drejtoresha-e-arsimit-ne-komunen-e-prishtines-njofton-se-jane-publikuar-rezultatet-per-pranim-ne-klasat-e-dhjeta

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se janë shpallur rezultatet për pranimin e nxënësve në klasat e dhjeta.

Drejtoresha e Arsimit ka thënë se Komisioni ka kryer me saktësi punën e llogaritjes së pikëve, derisa ka ftuar ë gjithë ata që mund të kenë pakënaqësi eventuale t’i drejtohen me ankesë shkollës ku kanë aplikuar.

Njoftimi i plotë:

SHPALLEN REZULTATET PËR KLASËT e 10ta!

Në të gjitha shkollat e mesme të larta të kryeqytetit janë shpallur rezultatet e pranimit të nxënësve në klasët e dhjeta.

Të gjithë nxënësve të pranuar ju uroj suksese në rrugëtimin e tyre të ri!

Komisionet në shkolla kanë bërë një punë të mrekullueshme duke siguruar SAKTËSI në përllogaritjen e pikëve. Megjithatë, i inkurajoj të gjithë nxënësit që mendojnë se nuk u janë marrë parasyshë pikët, të paraqesin ankesë me shkrim në shkollën ku kanë aplikuar.

Ankesat do të shqyrtohen nga komisionet menjëherë.

Bashkë për Shkolla të përgjegjshëme e Arsim cilësor në kryeqytet!

Kryeqyteti Prishtina

Perparim Rama

Drejtoria e Arsimit