Rrjeti për të Drejtat e Njeriut kërkon që Ligji i ri për KPM-në të mos hyjë në fuqi

Rrjeti për të Drejtat e Njeriut ka thënë se Ligji i miratuar për Komisionin e Pavarur të Mediave  e pamundëson këtë organ të veprojë në mënyrë të pavarur, duke rrezikuar lirinë mediale si një prej të drejtave themelore kushtetuese dhe si parakusht i demokracisë. Në reagimin e RrDNj-së thuhet se mos përafrimi i këtij ligji […]

Rrjeti për të Drejtat e Njeriut kërkon që Ligji i ri për KPM-në të mos hyjë në fuqi
rrjeti-per-te-drejtat-e-njeriut-kerkon-qe-ligji-i-ri-per-kpm-ne-te-mos-hyje-ne-fuqi

rrjeti-per-te-drejtat-e-njeriut-kerkon-qe-ligji-i-ri-per-kpm-ne-te-mos-hyje-ne-fuqi

Rrjeti për të Drejtat e Njeriut ka thënë se Ligji i miratuar për Komisionin e Pavarur të Mediave  e pamundëson këtë organ të veprojë në mënyrë të pavarur, duke rrezikuar lirinë mediale si një prej të drejtave themelore kushtetuese dhe si parakusht i demokracisë.

Në reagimin e RrDNj-së thuhet se mos përafrimi i këtij ligji me të drejtën e Bashkimit Evropian paraqet shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës.

” Kosova ka ratifikuar Marrëveshjen për Stabilizim Asociimi me Bashkimin Evropian. Angazhimi i Kosovës për të përafruar legjislacionin në sektorët përmes me atë të BE-së dhe për ta zbatuar atë më efektivitet është një prej themeleve të kësaj marrëveshje. Kështu, miratimi i këtij Projektligji paraqet shkelje të obligimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova”.

“Për të gjitha këto arsye, Rrjeti i të Drejtave të Njeriut kërkon që ky tligj mos të hyjë në fuqi. Ky Ligj duhet të sfidohet nga palët e autorizuara në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse kjo nuk ndodhë, atëherë Presidentja e Republikës së Kosovës në bazë të mandatit që ka, duhet ta kthejë këtë Projektligj në Kuvend”, thuhet në reagim.