Disa raste të zjarreve në rajonin e Prishtinës

Disa raste të zjarreve janë regjistruar ditën e sotme në rajonin e Prishtinës. Komandanti i Zjarrfikësve të Prishtinës Malë Gashi, dha detaje lidhur me intervenimet që janë kryer. “Sapo e përfunduam një intervenim në Prishtinë, tek shkolla Hilmi Rakovica. Zjarr fushor, disa shtëpi kanë qenë të rrezikuar. E kemi lokalizuar zjarrin”, tha Gashi. Ai theksoi […]

Disa raste të zjarreve në rajonin e Prishtinës
disa-raste-te-zjarreve-ne-rajonin-e-prishtines

disa-raste-te-zjarreve-ne-rajonin-e-prishtines

Disa raste të zjarreve janë regjistruar ditën e sotme në rajonin e Prishtinës.

Komandanti i Zjarrfikësve të Prishtinës Malë Gashi, dha detaje lidhur me intervenimet që janë kryer.

“Sapo e përfunduam një intervenim në Prishtinë, tek shkolla Hilmi Rakovica. Zjarr fushor, disa shtëpi kanë qenë të rrezikuar. E kemi lokalizuar zjarrin”, tha Gashi.

Ai theksoi se zjarrfikësit janë ftuar të intervenojnë edhe në vendet tjera.

“Kemi shumë intervenime. Tash jemi thirrur të intervenojmë edhe në Bardhosh, po digjet një shtëpi. Edhe në fshatin Balaj po digjet një shtëpi”, theksoi ai.

Derisa nga Brigada e Zjarrfikësve thanë se po hasin në vështirësi.

“Po hasim në vështirësi se s’kemi ekipe për të intervenuar sa ka raste. Jemi thirrur po ashtu edhe në Fushë Kosovë, por s’po kemi mundësi të shkojmë”, thanë nga kjo brigadë për Klankosova.tv

“Po ashtu kemi pasur thirrje edhe në zona tjera, por shkaku i mungesës së ekipeve nuk po mund të intervenojmë”.