Prizreni pa ujë të pijes qe disa ditë, reagon opozita

Furnizimi me ujë në Komunën e Prizrenit ka paraqitur mjaft probleme ditët e fundit në shumë zona urbane e rurale. Dëmet në ujësjellës, si nga rrjeti i amortizuar me gypa të azbestit, po ashtu edhe ndërtimi pa kriter i objekteve komerciale mbi rrjet, kanë qenë disa nga pengesat që kanë krijuar vështirësi të shumta të […]

Prizreni pa ujë të pijes qe disa ditë, reagon opozita
prizreni-pa-uje-te-pijes-qe-disa-dite,-reagon-opozita

prizreni-pa-uje-te-pijes-qe-disa-dite,-reagon-opozita

Furnizimi me ujë në Komunën e Prizrenit ka paraqitur mjaft probleme ditët e fundit në shumë zona urbane e rurale.

Dëmet në ujësjellës, si nga rrjeti i amortizuar me gypa të azbestit, po ashtu edhe ndërtimi pa kriter i objekteve komerciale mbi rrjet, kanë qenë disa nga pengesat që kanë krijuar vështirësi të shumta të furnizimit me ujë të qytetarëve.

Ditët e fundit u dëmtua edhe ujësjellësi në rrugën “Tirana” duke pamundësuar të kenë ujë disa lagje dhe fshatra në Prizren.

Hidroregjioni Jugor thotë se po përballet me mjaft sfida në këtë drejtim, ndërsa po bën të pamundurën në kthimin në normalitet të furnizimit me ujë të qytetit dhe rrethinave.

Për gjendjen e krijuar me furnizimin me ujë të Prizrenit ka reaguar edhe dega e LVV-së e cila fajëson menaxhimin e dobët të ekzekutivit prizrenas.

Ndërkaq, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, në një konferencë për medie, ka deklaruar se, ndonëse Hidroregjioni Jugor është përgjegjës për furnizimin me ujë të qytetarëve, nuk mund ta anashkalojë këtë çështje.

Sipas tij, komuna ka investuar mbi 5 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit, por për shkaqet e fundit që ishin, po merren seriozisht dhe vënien para përgjegjësisë të shkaktarëve. Po ashtu Totaj tha se po e bëjnë studimin e fizibilitetit për rritjen e kapaciteteve të ujit të pijshëm, por edhe kjo merr kohë.

Gjithsesi Totaj thotë se është i sigurt se Hidroregjioni Jugor po merret me problemin aktual dhe do të rikthejë në normalitet furnizimin me ujë të prizrenasve.

Ndërkohë për furnizimin e qytetarëve me ujë ka ndihmuar edhe KFOR-i turk.