Drejtor i ELEM-it u emërua Llazo Uzunçev

Kryetar i Bordit Udhëheqës dhe drejtor i përgjithshëm i SHA EMV (ELEM) është emëruar Llazo Uzunchev, transmeton Portalb.mk. Ai është i diplomuar për inxhinier mekanik me përvojë të mëparshme pune në pozita menaxheriale në sektorin privat. Krahas Uzunçevit, anëtarët e tjerë të Bordit të Drejtorëve të kompanisë shtetërore janë emëruar: Rexhep Asani, zëvendësdrejtor i përgjithshëm; […]

Drejtor i ELEM-it u emërua Llazo Uzunçev
Rrymë, energji elektrike. Foto: Sh.A. EMV

Kryetar i Bordit Udhëheqës dhe drejtor i përgjithshëm i SHA EMV (ELEM) është emëruar Llazo Uzunchev, transmeton Portalb.mk.

Ai është i diplomuar për inxhinier mekanik me përvojë të mëparshme pune në pozita menaxheriale në sektorin privat.

Krahas Uzunçevit, anëtarët e tjerë të Bordit të Drejtorëve të kompanisë shtetërore janë emëruar: Rexhep Asani, zëvendësdrejtor i përgjithshëm; si dhe anëtarët Gjorgji Gjorgjievski, drejtor për çështje juridike dhe të përgjithshme; Zoran Konjanovski, drejtor i prodhimit; Viktor Jovanovski, drejtor për punë komerciale; Ivan Stojanovski drejtor për çështje financiare dhe Vladimir Pejoski drejtor për zhvillim dhe investime.

Nga Qeveria informuan se me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Bordit Udhëheqës, prioritet është stabiliteti energjetik i vendit përmes menaxhimit efikas, konsolidimit financiar dhe forcimit të kapaciteteve të ndërmarrjes në të gjitha nivelet.