Duda Balje: Prindi 1 dhe 2, term ofendues që krijon probleme në familje

Deputetja nga Grupi Multietnik, Duda Balje thotë për “Front Online” se dokumenti ku përshkruan prindërit si 1 dhe 2 është në shkelje e Ligjin. “Kjo është shkelje e Ligjit se ne kemi ligjin për familjen ku tregon kush është babai e kush nëna”, u shpreh Balje. Ajo deklaron se ky term është i dedikuar për çiftet […]

Duda Balje: Prindi 1 dhe 2, term ofendues që krijon probleme në familje
duda-balje:-prindi-1-dhe-2,-term-ofendues-qe-krijon-probleme-ne-familje

duda-balje:-prindi-1-dhe-2,-term-ofendues-qe-krijon-probleme-ne-familje


Deputetja nga Grupi Multietnik, Duda Balje thotë për “Front Online” se dokumenti ku përshkruan prindërit si 1 dhe 2 është në shkelje e Ligjin.

“Kjo është shkelje e Ligjit se ne kemi ligjin për familjen ku tregon kush është babai e kush nëna”, u shpreh Balje.

Ajo deklaron se ky term është i dedikuar për çiftet me gjininë e njëjtë.

“E kundërligjshme dhe ofenduese sepse për një çift normal si unë dhe burri nëse shkoj ta regjistroj djalin, cila është mundësia të bëjmë marrëveshje se kush është prindi 1 dhe 2, këto terme janë të dedikuara për çiftet me gjininë e njëjtë ata janë të lirë mes vete ti ndajnë prind 1 dhe 2 se janë gjini e njëjtë”, u shpreh Balje.

Deputetja Balje thotë se ky term do krijonte probleme në familje.

“Kjo krijon një problem se gruaja mendon që është prindi 1 edhe burri me mëndu ashtu është problem i madh”, deklaroi Balje.

Kujtojmë që Balje ishte njëra ndër deputetët që votoi kundër projektligjit për Kodin Civil që parasheh martesat ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë./Front Online/