Dy persona të lënduar nga mjeti shpërthyes në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë rreth orës 20:15 se nё rrugën “Halil Agusholli” nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim. Sipas njoftimit, njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs dhe aty kanë kuptuar se nga shpёrthimi dy persona kanё pёsuar lëndime trupore dhe tё njëjtit janё dёrguar nё […] The post Dy persona të lënduar nga mjeti shpërthyes në Pejë appeared first on Albinfo.

Dy persona të lënduar nga mjeti shpërthyes në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë rreth orës 20:15 se nё rrugën “Halil Agusholli” nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim.

Sipas njoftimit, njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs dhe aty kanë kuptuar se nga shpёrthimi dy persona kanё pёsuar lëndime trupore dhe tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr nё QKUK-Prishtinё.

”Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjes janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё AK 47, tre karikator tё njёjtёs armё, nёntёdhjetё fishek cal: 72×39. Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: ‘Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm’ dhe ‘Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve’”, thuhet në njoftim.

Rasti ёshtё duke u hetuar nga njёsiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime në Pejё.

 

The post Dy persona të lënduar nga mjeti shpërthyes në Pejë appeared first on Albinfo.