Sveçla nga Ura e Ibrit: Kjo nuk është çështje e dialogut

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, pas protestës së serbëve pranë urës së Ibrit ka vizituar këtë urë. Ai ka biseduar me punëtorët që po kryejnë inspektimet për stabilitetin e urës. Sveçla ka thënë se çështja e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të veturave është e mbyllur qysh më 2016 […] The post Sveçla nga Ura e Ibrit: Kjo nuk është çështje e dialogut appeared first on Albinfo.

Sveçla nga Ura e Ibrit: Kjo nuk është çështje e dialogut

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, pas protestës së serbëve pranë urës së Ibrit ka vizituar këtë urë.

Ai ka biseduar me punëtorët që po kryejnë inspektimet për stabilitetin e urës.

Sveçla ka thënë se çështja e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të veturave është e mbyllur qysh më 2016 dhe se kjo më nuk është çështje e dialogut.

“Inspektimi është në dy faza, jemi në proces, po veprojmë sipas planit të cilin ne po e ndajmë me bashkëpunëtorët tanë dhe s’po shoh asgjë të jashtëzakonshme. Çështja është e mbyllur, qysh më 2016. Nuk është çështja e dialogut fare. Është çështje e të drejtës për t’u hapur dhe e një vendimi që është tashmë publik”, ka thënë Sveçla për gazetarët.

The post Sveçla nga Ura e Ibrit: Kjo nuk është çështje e dialogut appeared first on Albinfo.