Dua Lipa takohet me tenistët e rinj të Kosovës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është takuar me tenistët e rinj të Kosovës, zyrtarët e Federatës së Tenisit të Kosovës dhe Federatës Ndërkombëtare të Tenisit. Federata e Tenisit në Kosovë ka njoftuar se Dua Lipës iu dhurua një top i tenisit, i punuar nga argjendi dhe një bluzë me mbishkrimin “Kosova”. “Familja Lipa […] The post Dua Lipa takohet me tenistët e rinj të Kosovës appeared first on Albinfo.

Dua Lipa takohet me tenistët e rinj të Kosovës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është takuar me tenistët e rinj të Kosovës, zyrtarët e Federatës së Tenisit të Kosovës dhe Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

Federata e Tenisit në Kosovë ka njoftuar se Dua Lipës iu dhurua një top i tenisit, i punuar nga argjendi dhe një bluzë me mbishkrimin “Kosova”.

“Familja Lipa ka një histori dashurie me sportin e tenisit. Ata kanë banuar përballë tereneve të tenisit në Breg të Diellit në Prishtinë dhe vëllai dhe motra e Dua Lipës kanë luajtur tenis. Babai i saj, Dukagjini, është fans i madh i tenisit. Vitor Cabral, Drejtori për Zhvillim i ITF-së, i dhuroi një reket të tenisit enkas i punuar për Dua Lipën me nënshkrim të saj. Federata e Tenisit e Kosovës ia dhuroi një top të tenisit të punuar nga argjendi dhe maicën me mbishkrimin Kosova. Faleminderit Dua Lipa!”, thuhet në njoftimin e federatës, përcjell albinfo.ch.

The post Dua Lipa takohet me tenistët e rinj të Kosovës appeared first on Albinfo.