Si mund të votojë diaspora në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lehtësuar procedurat për regjistrim dhe votim për procesin e ardhshëm zgjedhor jashtë Kosovës. Ndryshimet përfshijnë mundësi të reja dhe më të thjeshta për t’u regjistruar dhe për të votuar. Pas shpalljes së zgjedhjeve, regjistrimin mund ta bëni në njërën nga këto mënyra: – Platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org ose – Postës në […] The post Si mund të votojë diaspora në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë appeared first on Albinfo.

Si mund të votojë diaspora në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lehtësuar procedurat për regjistrim dhe votim për procesin e ardhshëm zgjedhor jashtë Kosovës. Ndryshimet përfshijnë mundësi të reja dhe më të thjeshta për t’u regjistruar dhe për të votuar.

Pas shpalljes së zgjedhjeve, regjistrimin mund ta bëni në njërën nga këto mënyra:

– Platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org

ose

– Postës në kutinë postare të KQZ-së.

Gjatë periudhës së regjistrimit, ju duhet të zgjidhni njërën nga këto mënyra për të votuar:

1.Të votoni fizikisht në përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, vetëm për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës;

2.Duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura jashtë Kosovës nga KQZ;

3.Duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare në Kosovë.

Për më shumë informacione, vizitoni uebfaqën e KQZ-së: www.kqz-ks.org  ose kontaktoni përfaqësinë diplomatike të Kosovës më të afërt.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin si datë të zgjedhjeve për vitin e ardhshëm për Kuvendin e Kosovës.

The post Si mund të votojë diaspora në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë appeared first on Albinfo.