Komandanti i KFOR-it takon krerët e institucioneve të sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka takuar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti. Sipas njoftimit të KFOR-it, në takim u ndanë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në mbarë Kosovën dhe për nivelin e bashkëpunimit të institucioneve […] The post Komandanti i KFOR-it takon krerët e institucioneve të sigurisë në Kosovë appeared first on Albinfo.
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka takuar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.
Sipas njoftimit të KFOR-it, në takim u ndanë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në mbarë Kosovën dhe për nivelin e bashkëpunimit të institucioneve të sigurisë.
“Ata gjithashtu ranë dakord për angazhime të vazhdueshme, si dhe për koordinim dhe konsultime të rregullta”, thuhet në njoftim.
The post Komandanti i KFOR-it takon krerët e institucioneve të sigurisë në Kosovë appeared first on Albinfo.