Vdes dëshmitari që dëshmoi kundër Millosheviqit për Masakrën e Reçakut
Në moshën 85-vjeçare ka vdekur Nusret Shabani, një nga familjarët e viktimave të Masakrës së Reçakut, që pati dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Shabani ishte vetëm një nga shtatë dëshmitarët që do të dëshmonin për masakrimin e familjarëve në Reçak. Ai në masakër kishte humbur të birin, Bajrushin […] The post Vdes dëshmitari që dëshmoi kundër Millosheviqit për Masakrën e Reçakut appeared first on Albinfo.
Në moshën 85-vjeçare ka vdekur Nusret Shabani, një nga familjarët e viktimave të Masakrës së Reçakut, që pati dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.
Shabani ishte vetëm një nga shtatë dëshmitarët që do të dëshmonin për masakrimin e familjarëve në Reçak.
Ai në masakër kishte humbur të birin, Bajrushin 22-vjeç.
Në Reçak, 45 persona ishin vrarë në ditën e 15 janarit 1999, në mesin e tyre pati edhe fëmijë.
The post Vdes dëshmitari që dëshmoi kundër Millosheviqit për Masakrën e Reçakut appeared first on Albinfo.