Dy zjarre aktive në RMV, një është nën kontroll

Dy zjarre aktive në RMV, një është nën kontroll

Dy zjarre aktive në RMV, një është nën kontroll
Pasoja nga zjarret. Foto nga Teuta Buçi - Portalb.mk

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Maqedonisë së Veriut ka pasur gjithsej 24 vatra zjarri në ambient të hapur, nga të cilat siç njoftuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), dy janë ende aktive. Nga zjarret tjera sipas informacioneve të QMK-së, një është nën kontroll ndërsa 21 janë shuar, transmeton Portalb.mk.

Zjarret aktive janë në Komunën e Resnjës dhe Çashkës.

Zjarri nën kontroll është në Komunën e Demir Hisarit.

Zjarret të cilat u shuan janë në komunat: Saraj, Karposh, Aerodrum, Gazi Babë, Ilinden, Shuto Orizare, Haraçinë, Vasilievë, Bosilovë, Resnjë, Prilep, Bërvenicë, Gostivar, Vrapçisht, Dollnen, Vinicë, Likovë, Kumanovë dhe Makedonski Brod.

Maqedonia e Veriut prej një kohe të gjatë është duke luftuar me zjarre të mëdha pyjore që shkaktojnë dëme të mëdha.

Për shkak të zjarreve në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë shpalli gjendje krize për 30 ditë, e cila u vazhduar përsëri më 13 gusht dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.