Edona Maloku emërohet ambasadore e re e Kosovës në Portugali

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e ka emëruar Edona Malokun, ambasadore të Kosovës në Portugali. Në platformën X, Osmani ka thënë se është e kënaqur me emërimin që e ka bërë duke e quajtur Malokun një akademike dhe profesioniste e dalluar. “Jam e bindur se njohurit dhe angazhimi i saj do të […]

Edona Maloku emërohet ambasadore e re e Kosovës në Portugali
edona-maloku-emerohet-ambasadore-e-re-e-kosoves-ne-portugali

edona-maloku-emerohet-ambasadore-e-re-e-kosoves-ne-portugali

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e ka emëruar Edona Malokun, ambasadore të Kosovës në Portugali.

Në platformën X, Osmani ka thënë se është e kënaqur me emërimin që e ka bërë duke e quajtur Malokun një akademike dhe profesioniste e dalluar.

“Jam e bindur se njohurit dhe angazhimi i saj do të jenë të paçmueshme, ndërsa punojmë drejt thellimit të lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe aleatit tonë Portugalisë”, ka thënë Osmani.