Efi merr guximin flet për jetën e saj private

Gjatë një interviste në “Pushime On Top”, Efi Dhedhes konfirmoi se nuk është në një lidhje. Madje, ajo tregoi se nuk është aspak e hapur për njohje të reja në këtë periudhë, sepse e ka fokusin te karriera. Duke thënë se nuk beson fare te njohjet në Instagram, me mesazhe, Efi pranoi se nuk dëshiron […]

Efi merr guximin flet për jetën e saj private

Gjatë një interviste në “Pushime On Top”, Efi Dhedhes konfirmoi se nuk është në një lidhje. Madje, ajo tregoi se nuk është aspak e hapur për njohje të reja në këtë periudhë, sepse e ka fokusin te karriera.

Duke thënë se nuk beson fare te njohjet në Instagram, me mesazhe, Efi pranoi se nuk dëshiron asnjë lloj njohjeje momentalisht.

“Tani e kam prerë, nuk dua! Duhet të fokusohem te puna, te karriera, pastaj gjërat e tjera. Për mendimin tim asnjë njeri nuk mund t’i bëjë të dyja. Ose do japë 50% andej, 50% këtej, por nuk është kurrë 100% në asnjë”, u shpreh ajo.

Sa i përket karrierës, Efi do të rikthehet në ekran në sezonin e ardhshëm me një rubrikë dedikuar tatuazheve në programin “E Diell”, në Top Channel.