“Braktisen” banorët e “Big Brother VIP”! Mbeten pa fansa dhe pa kontrata reklamash

Ndryshe nga vitet e shkuara, “Big Brother” i vitit të fundit nuk po vazhdon ende të jetë në qendër të vëmendjes. Një tjetër fakt që e konfirmon këtë janë fushatat e marketingut që vetë personazhet që dolën nga ky format kanë zhvilluar në rrjetet e tyre sociale. Të pakta kanë qenë kontratat nënshkruar, duke bërë [...] The post “Braktisen” banorët e “Big Brother VIP”! Mbeten pa fansa dhe pa kontrata reklamash appeared first on Kolibri.

“Braktisen” banorët e “Big Brother VIP”! Mbeten pa fansa dhe pa kontrata reklamash

Ndryshe nga vitet e shkuara, “Big Brother” i vitit të fundit nuk po vazhdon ende të jetë në qendër të vëmendjes. Një tjetër fakt që e konfirmon këtë janë fushatat e marketingut që vetë personazhet që dolën nga ky format kanë zhvilluar në rrjetet e tyre sociale.

Të pakta kanë qenë kontratat nënshkruar, duke bërë që fama të kalojë edhe njëherë te personazhet që edhe më herët kanë qenë më mediatikë. Sakaq, personazhet që ishin pjesë e garës kanë lënë mbrapa dhe hatërmbetjet apo ‘thumbat’ që kanë pasur me njëritjetrin, duke u fokusuar tashmë tek e ardhmja e tyre televizive. Dhe duket se një fakt i tillë është pasqyruar edhe në rrjetet sociale të tyre.

Si çdo javë është bërë një listim të trafikut që këto personazhe kanë pasur në rrjetet e tyre sociale, duke na zbuluar se kush janë personazhet që vijojnë të rriten në rrjete sociale dhe kush janë personazhet, që po harrohen nga ndjekësit.

Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 103K në “Instagram”, tani numëron 102K. Vetë në daljet e saj publike, Egla është shprehur se nuk i interesojnë aspak shifrat në rrjetet sociale. Megjithatë, këtë javë aktorja bëri një rikthim në “Instagram”, ku foli edhe njëherë për fitoren e saj në “Big Brother”, duke dashur të fitojë vëmendje. Dhe me gjasa nuk ia ka dalë, kjo për faktin se shifrat e saj vijojnë të bien ndjeshëm. Sakaq, Eglën nuk e kemi parë as aktive në formate televizive, duke preferuar që të jetë disi më e tërhequr.

Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K. Prej shumë javësh, Juli vijon të mbetet në këto shifra, duke mos arritur të ndryshojë numrin. Ndonëse shpeshherë aktori ka tentuar që të bëjë postime me nota humori apo sarkazme, duket se nuk ia ka dalë, pasi shifrat në “Instagram”-in e tij mbeten të njëjta.

The post “Braktisen” banorët e “Big Brother VIP”! Mbeten pa fansa dhe pa kontrata reklamash appeared first on Kolibri.