Elektrizon skenën, Bebe Rexha performon në Arabinë Saudite

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon performancat e saj ndërkombëtare. Bebe Rexha performoi si artistja kryesore në festivalin prestigjioz ‘MDL Beast’ që u mbajt të enjten në Riad, Arabinë Saudite. Festivali, i cili njihet për sjelljen e yjeve më të mëdha të muzikës në skenën e tij, këtë herë mirëpriti edhe emra të […] The post Elektrizon skenën, Bebe Rexha performon në Arabinë Saudite appeared first on Ora24.tv.

Elektrizon skenën, Bebe Rexha performon në Arabinë Saudite

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon performancat e saj ndërkombëtare. Bebe Rexha performoi si artistja kryesore në festivalin prestigjioz ‘MDL Beast’ që u mbajt të enjten në Riad, Arabinë Saudite.

Festivali, i cili njihet për sjelljen e yjeve më të mëdha të muzikës në skenën e tij, këtë herë mirëpriti edhe emra të njohur si Afrojack, Wiz Khalifa, G-Eazy, Gunna dhe të tjerë. Megjithatë, ishte Bebe Rexha ajo që arriti të kapërcejë pritshmëritë e të gjithë të pranishmëve me performancën e saj të jashtëzakonshme.

Në faqen zyrtare të festivalit në Instagram, janë publikuar disa video në InstaStory ku shihet atmosfera e ndezur gjatë performancës së artistes shqiptare. Fansat e pranishëm nuk e fshehën entuziazmin dhe energjinë e tyre, ndërsa Bebe Rexha këndonte hitet e saj të njohura.

Kjo performancë në Riad vjen pas një muaji të suksesshëm për Bebe Rexhën, ku ajo debutoi në skenën e festivalit “Sunny Hill” në Kosovë, duke elektrizuar publikun dhe duke krijuar një lidhje të veçantë me bashkëkombësit e saj shqiptarë.

The post Elektrizon skenën, Bebe Rexha performon në Arabinë Saudite appeared first on Ora24.tv.