Euro, në nivelin më të ulët ndaj lekut

Në tregun e këmbimit valutor vendas në Shqipëri, euro ka regjistruar nivelin më të ulët përballë lekut në këto vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 99.86 lekë, duke zbritur nën kufirin e 100 lekëve, ku ishte pozicionuar gjatë muajve të fundit. Pozita në rënie ka regjistruar edhe […] The post Euro, në nivelin më të ulët ndaj lekut appeared first on Albinfo.

Euro, në nivelin më të ulët ndaj lekut

Në tregun e këmbimit valutor vendas në Shqipëri, euro ka regjistruar nivelin më të ulët përballë lekut në këto vitet e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 99.86 lekë, duke zbritur nën kufirin e 100 lekëve, ku ishte pozicionuar gjatë muajve të fundit.

Pozita në rënie ka regjistruar edhe frangu zviceran, ndërsa paundi britanik është forcuar me 0.38 lekë, shkruajnë mediat shqiptare, transmeton albinfo.ch.

Blerjet e eurove në treg, edhe pse në nivel më të larta se një vit më parë nga Banka e Shqipërisë, duket se nuk kanë mundur të mbajnë euron mbi nivelin e 100 lekëve.

Por, presionet e sezonit rezultojnë më të forta gjatë këtij viti. Kjo konfirmohet edhe nga shifrat e turistëve të huaj vetëm për pjesën e parë të vitit.

 

The post Euro, në nivelin më të ulët ndaj lekut appeared first on Albinfo.