Forcat ruse kryejnë sulme në Ukrainë, të paktën pesë viktima

Të paktën pesë civilë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pas një sulmi rus në qytetin Kostiantynifka, në Ukrainën lindore. Guvernatori rajonal i Donetsk, Vadim Filashkin tha se ekipet e shpëtimit dhe policia janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në vendin ku  ndodhi shpërthimi. “Ju bëj thirrje të gjithëve: kujdesuni për veten dhe [...]Read More...

Forcat ruse kryejnë sulme në Ukrainë, të paktën pesë viktima

Të paktën pesë civilë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pas një sulmi rus në qytetin Kostiantynifka, në Ukrainën lindore.

Guvernatori rajonal i Donetsk, Vadim Filashkin tha se ekipet e shpëtimit dhe policia janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në vendin ku  ndodhi shpërthimi.

“Ju bëj thirrje të gjithëve: kujdesuni për veten dhe qëndroni larg zonës së rrezikut”, tha Filashkin nëpërmjet një reagimi në platformën X.
Kostiantynifka është afër vijës së frontit në Donetsk, ku forcat ruse kanë bërë përparime prej muajsh.

Përparimi rus është përshpejtuar javët e fundit me trupat ruse që kanë nisur sulme të vazhdueshme kundër qytetit të Pokrovsk.

/abcnews.al/