Vdes lideri i Partisë Komuniste në pushtet të Vietnamit, Nguyen Phu Trong

Udhëheqësi i Partisë Komuniste në pushtet të Vietnamit, Nguyen Phu Trong, ndërroi jetë këtë të premte pasi mbajti postin më të fuqishëm në vend për 13 vjet. “Pu Trong vdiq për shkak të pleqërisë dhe sëmundjes së rëndë”, tha Partia Komuniste në një deklaratë në faqen e saj të internetit, pa dhënë detaje. Deklarata citonte [...]Read More...

Vdes lideri i Partisë Komuniste në pushtet të Vietnamit, Nguyen Phu Trong

Udhëheqësi i Partisë Komuniste në pushtet të Vietnamit, Nguyen Phu Trong, ndërroi jetë këtë të premte pasi mbajti postin më të fuqishëm në vend për 13 vjet.

“Pu Trong vdiq për shkak të pleqërisë dhe sëmundjes së rëndë”, tha Partia Komuniste në një deklaratë në faqen e saj të internetit, pa dhënë detaje.

Deklarata citonte informacione nga ekipi mjekësor i Trong, duke thënë se ai vdiq “pas një periudhe sëmundjeje, megjithë kujdesin me gjithë zemër që mori nga Partia, Shteti, një grup profesorësh, mjekësh, ekspertësh të dalluar mjekësorë”.

Presidenti vietnamez To Lam mori detyrën nga Trong, të enjten.