Frika për një sulm të mundshëm, Izraeli: Po ndjekim zhvillimet në Iran dhe Liban

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav, Gallant thotë se Izraeli po ndjek nga afër armiqtë e tij, pasi vendi pret një sulm nga Irani dhe Hezbollah. “Unë jam i vetëdijshëm për tensionet dhe barrën e madhe të vendosur mbi qytetarët e Izraelit. Ne po ndjekim atë që po ndodh, në Bejrut, në Teheran dhe në vende [...]Read More...

Frika për një sulm të mundshëm, Izraeli: Po ndjekim zhvillimet në Iran dhe Liban

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav, Gallant thotë se Izraeli po ndjek nga afër armiqtë e tij, pasi vendi pret një sulm nga Irani dhe Hezbollah.

“Unë jam i vetëdijshëm për tensionet dhe barrën e madhe të vendosur mbi qytetarët e Izraelit. Ne po ndjekim atë që po ndodh, në Bejrut, në Teheran dhe në vende të tjera”, deklaroi Gallant gjatë një vizite në një bazë të inteligjencës IDF në Izraelin verior, shkruan The Times of Israel/

“Ne jemi të angazhuar si në heqjen e kërcënimeve ashtu edhe në përgatitjen e të gjitha mundësive, në mënyrë që të mund të sulmojmë kudo që të vendosim”, shtoi ai.

Irani dhe grupi libanez Hezbollah pritet të hakmerren për vrasjet izraelite të Ismail Haniyeh të Hamasit, i cili u vra në Teheran muajin e kaluar, dhe komandantit të Hezbollahut, Fuad Shukr, i cili u vra në Bejrut./abcnews.al