Paralajmëron OKB: Situata në Libi është përkeqësuar dy muajt e fundit

Zëvendës Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Zëvendës Shefja e Misionit (UNSMIL), Stephanie Kouri, ka reaguar lidhur me situatën në Libi, duke informuar edhe Këshillin e Sigurimit për gjendjen aktuale. Ajo paralajmëroi se në dy muajt e fundit, situata në vend është përkeqësuar shumë shpejt sidomos sa i përket politikës, ekonomisë, sigurisë dhe [...]Read More...

Paralajmëron OKB: Situata në Libi është përkeqësuar dy muajt e fundit

Zëvendës Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Zëvendës Shefja e Misionit (UNSMIL), Stephanie Kouri, ka reaguar lidhur me situatën në Libi, duke informuar edhe Këshillin e Sigurimit për gjendjen aktuale.

Ajo paralajmëroi se në dy muajt e fundit, situata në vend është përkeqësuar shumë shpejt sidomos sa i përket politikës, ekonomisë, sigurisë dhe stabilitetit.

Më tej nënvizoi se “veprimet e njëanshme nga politikanët libianë, ushtarakët dhe zyrtarët e sigurisë kanë rritur tensionet, kanë rrënjosur më tej ndarjet institucionale dhe politike dhe gjithashtu kanë komplikuar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje nëpërmjet negociatave”.

Mes këtyre zhvillimeve, Kouri shtoi se misioni i OKB-së, së bashku me vendet anëtare, ka punuar në mënyrë aktive për të depërshkallëzuar krizën aktuale.

/abcnews.al/